Arbër Hoxha e Ivan Balliu në fushë, Sylvinho ul në stol Hysajn! Broja rikthehet në majën e sulmit, formacioni anti-Spanjë

Shqipëria dhe Spanja luajnë të hënë në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast. Trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime […]

Qeshor 22, 2024 - 19:05
 0
Arbër Hoxha e Ivan Balliu në fushë, Sylvinho ul në stol Hysajn! Broja rikthehet në majën e sulmit, formacioni anti-Spanjë

Shqipëria dhe Spanja luajnë të hënë në orën 21:00 në stadiumin e Dusseldorfit përballjen e fundit në Grupin B të Euro 2024. Kuqezinjtë do kërkojnë tri pikët kundër një rivali të kualifikuar për më tej dhe që në tetë ndeshje nuk e kanë mundur në asnjë rast.

Trajneri Sylvinho duket se do bëjë disa ndryshime në ekip, duke i besuar një fanellë titullari Arbër Hoxhës dhe Ivan Balliut, kjo nga minuta e parë. Rikthim edhe për Brojën që u la pushim në ndeshjen me Kroacinë edhe sepse ka një karton të verdhë dhe një tjetër do të thoshte se nuk luante kundër Spanjës.

Porta duket se është e Strakoshës, teksa në prapavijë Balliu, Ajeti, Gjimshiti dhe Mitaj do i bëjnë ballë “Furisë së Kuqe”. Mesi i fushës për Ramadanin e Asllanin, me Bajramin që do jetë një lojtar i lirë.

Sulmi duket se do ketë Laçin në krah, i alternueshëm me Bajramin, teksa Arbër Hoxha do jetë në mbështetje të Brojës. Në stërvitjen e kësaj të shtune lojtarët kanë qenë në formë dhe nuk kanë shfaqur asnjë shqetësim (veç Mihaj i diferencuar pa probleme), duke qenë një lajm i mirë për stafin teknik.

Formacioni i mundshëm:

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Balliu, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani, Asllani, Bajrami; Laçi; Hoxha, Broja Trajner: Sylvinho/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.