Debati mbi protestat “Anti-Veliaj” zbulon axhendën false të opozitës

Nga Mero Baze Brenda opozitës ka nisur një debat mbi dështimin dhe vazhdimin e protestave “Anti-Veliaj”. Ky është rasti I parë ndoshta në historinë e një opozite në botë, ku për ndalimin e apo vazhdimin e protestave, nuk shprehet pala ndaj të cilës protestojnë por vet protestuesit. Qysh në fillim të protestave, edhe pse u […]

Qeshor 22, 2024 - 20:00
 0
Debati mbi protestat “Anti-Veliaj” zbulon axhendën false të opozitës

Nga Mero Baze

Brenda opozitës ka nisur një debat mbi dështimin dhe vazhdimin e protestave “Anti-Veliaj”.

Ky është rasti I parë ndoshta në historinë e një opozite në botë, ku për ndalimin e apo vazhdimin e protestave, nuk shprehet pala ndaj të cilës protestojnë por vet protestuesit.

Qysh në fillim të protestave, edhe pse u pa që nuk ishin protesta, por dezhurnë me pagesë nga grupi I gatshëm I penxheres, e kam theksuar se ato ishin një fat për Veliaj, pasi përveç se e forconin politikisht, I jepnin mundësinë të bënte diferencën mes qytetarëve të Tiranës dhe grupit të gatshëm të penxheres.

Sidoqoftë dështimi I tyre nuk ka ardhur thjesht nga fakti se nuk gjend dot në qytet njerëz të zemëruar me Bashkinë, apo dhe me Veliaj. Po të ishte ky fokusi dhe mund të gjendeshin së paku disa herë më shumë se 2o vetët që shkojnë çdo të premte e të martë si ata që ndiqnin dikur shkollën e natës.

Problemi është se axhenda e protestave Anti-Veliaj, është hileqare, dhe nuk përfaqëson kauzat e opozitës kundër Bashkisë. Po të dëgjosh fjalimet e atyre që flasin para bashkisë të krijohet ideja që Erion Veliaj është kryeministri I Shqipërisë pasi aty protestohet për gjithçka që u bie në mendje. Oratorët pak a shumë thonë se “në Shqipëri po ikin njerëzit, Shqipëria po boshatiset”, “Të jap dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri po vidhet, me PPL e koncesione, “Të jap dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri ka lidhje të krimit me politikën, “Të jap dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri media është e kontrolluar, “Të jap dorëheqje Erion Veliaj”, “në Shqipëri ish zëvendeskryeministri po denoncon korrupsionin”, “Të jap dorëheqje Erion Veliaj”,”në Shqipëri drejtoret po vjedhin me tendra dhe biznesmenë klientelistë, “Të jap dorëheqje Erion Veliaj”, …Broçkulla të tilla njerëzit I knë dëgjuar rregullisht dhe kanë votuar Edi Ramën dhe do të vazhdojnë ta votojnë përsëri.

Por problem që ka opozita me këto protesta, është pafuqia e saj për tu përballur me qeverinë, dhe dikujt ndonjë strategu I shkoi në mendje “të kapim ç’të kapim” e të rrezojmë Veliaj, se ndoshta na ndihmon dhe qeveria.

Kështu humbën shansin edhe për të rrëzuar Veliaj edhe për të bërë opozitë normale.

Natyrisht zërat që thonë duhet ndërprerë ky turp janë racionale, por në fakt nuk është se janë në interes të Veliaj. Kështu si u bën e po vazhdojnë të bëhen ato janë I vetmi ilaç politik për Veliaj.

Më hallexhinj ngjajnë ata që këmbngulin të vazhdojnë. Ata zbulojnë pikërisht axhendën false kundër Bashkisë për shkak të pafuqisë që kanë për tu përballur me qeverinë. Dhe meqë e kanë marrë përsipër dhe ndoshta kanë marrë dhe ndonjë lek për këtë punë, tani nuk duan të dorëzohen sa të harxhojnë lekët.

Si janë katandisur mirë është që dhe Veliaj tu coj ndonjë lek, meqë I ka dal nami që i blen këta të opozitës, dhe  të shtyjnë këtë verë para Bashkisë. Nga Shtatori kismet ç’fat të kenë. Ata dhe udhëheqësit e tyre. Ndoshta shpëtojnë dhe nga dezhurni para bashkisë dhe nga dezhurni poshtë penxheres.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.