Si degradon debati në studiot televizive në Shqipëri: Ai është rezistent në fushë, kështu do jetë dhe në shtrat. Do lidhesha me të

Ndërsa në vendet e tjera, në studio televizive ftohen futbollistë, trajnerë dhe analistë futbolli, për të komentuar Europianin, në Shqipëri ndodh një çmenduri. Aty ftohen personazhe shou bizzi, që pyeten se kush futbollist iu pëlqen, me kë do kishin dëshirë të lidheshin dhe pyetje të tjera idiote. Një modele p.sh, e ftuar në TV Klan, […]

Qeshor 22, 2024 - 20:00
 0
Si degradon debati në studiot televizive në Shqipëri: Ai është rezistent në fushë, kështu do jetë dhe në shtrat. Do lidhesha me të

Ndërsa në vendet e tjera, në studio televizive ftohen futbollistë, trajnerë dhe analistë futbolli, për të komentuar Europianin, në Shqipëri ndodh një çmenduri.

Aty ftohen personazhe shou bizzi, që pyeten se kush futbollist iu pëlqen, me kë do kishin dëshirë të lidheshin dhe pyetje të tjera idiote.

Një modele p.sh, e ftuar në TV Klan, iu vunë para fotot e tre futbollistëve.

Dhe zgjodhi njërin prej tyre, Qazim Laçin, pasi tha se ‘ai është rezistent në fushë, dhe i tillë duhet të jetë në shtrat’.

Në studio plasën të qeshurat idiote.

Ndërsa në Top Channel, ishte ftuar Keisi Medini, e cila që në fillim tha se nuk ka haber nga futbolli dhe nuk njeh asnjë futbollist.

Por askujt nuk i bëri përshtypje.

Përkundrazi, moderatorja vazhdonte me idiotësi, ta pyeste se sa futbollistë i shkruajnë dhe sa e kanë ngacmuar, edhe pse ajo ndodhej në studio bashkë me të atin, këngëtarin Sabian Medini.

Kjo çmenduri është e përnatshme./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.