Altin Lala: Me Spanjën duhet dhe ndihmë nga Zoti. Serbët të heshtin se e dimë çfarë ndodhi në Beograd. Sylvinjo të rinovojë

Kombëtarja shqiptare është brenda pritshmërive për rezultatet që ka marrë në Europian. Kjo është analiza që bën për “Top Channel”, ish-kapiteni i shquar i Kombëtares, Altin Lala. Ai thotë se mund të ishte bërë diçka më shumë në ndeshjen me Italinë, por kjo gjithsesi nuk i heq meritat Silvinjos për punën që ka bërë dhe […]

Qeshor 22, 2024 - 20:45
 0
Altin Lala: Me Spanjën duhet dhe ndihmë nga Zoti. Serbët të heshtin se e dimë çfarë ndodhi në Beograd. Sylvinjo të rinovojë

Kombëtarja shqiptare është brenda pritshmërive për rezultatet që ka marrë në Europian. Kjo është analiza që bën për “Top Channel”, ish-kapiteni i shquar i Kombëtares, Altin Lala.

Ai thotë se mund të ishte bërë diçka më shumë në ndeshjen me Italinë, por kjo gjithsesi nuk i heq meritat Silvinjos për punën që ka bërë dhe sugjeron që brazilianit duhet t’i rinovohet kontrata nëse ai ka dëshirë të qëndrojë në stolin kuqezi.

Për ndeshjen me Spanjën ish-mesfushori nuk i kursen batutat, kur thotë se përveç lojtarëve, duhet edhe një ndihmë nga Zoti për t’ia dalë mbanë ndaj “Furisë së kuqe”.

Në fund Altin Lala ka edhe një mesazh për serbët dhe presionin e vazhdueshëm të federatës së tyre që të dënohet Shqipëria për thirrjet e disa tifozëve. Ish-kapiteni u kujton serbëve edhe njëherë ngjarjen e 14 tetorit të 10 viteve më parë në Beograd dhe thekson se Shqipëria është shumë larg dhunës dhe huliganizmit që i karakterizon ata prej kohësh./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.