Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Belgjikë-Rumani

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Belgjikës dhe Rumanisë e vlefshme për grupin E. Tekniku Domenico Tedesco e ka rreshtuar skuadrën me

Qeshor 22, 2024 - 20:55
 0
Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Belgjikë-Rumani

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës mes Belgjikës dhe Rumanisë e vlefshme për grupin E.

Tekniku Domenico Tedesco e ka rreshtuar skuadrën me formacionin 3-4-3, ku në portë është vendosur Casteels e para tij në mbrojtje Vertonghen, Faes e Castagne. Në krahët e mesfushës janë Theate e Jeremy Doku, me qendrën që mbulohet nga Onana e Tielemans, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga treshja Lukebakio, Romelu Lukaku, Kevin De Bruyne.

Në krahun tjetër tekniku Edward Ioanescu i ka pozicionuar rumunët e tij me skemën 4-1-4-1, ku në portë është vendosur Nita. Në krahët e mbrojtjes janë Ratiu e Bancu, ndërsa Dragusin e Burca mbulojnë qendrën. Para vijës së fundit vendoset Marin, ndërsa në mesfushë janë Mihaila, Stanciu, Marin e Man, ndërsa në sulmi vendoset i vetëm Dragus.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.