Sulmet pranë Kryqit të Kuq në Gaza, Borrell: Autorët të mbajnë përgjegjësi

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell bëri thirrje sot për një hetim mbi bombat vdekjeprurëse që dëmtuan një zyrë të

Qeshor 22, 2024 - 21:35
 0
Sulmet pranë Kryqit të Kuq në Gaza, Borrell: Autorët të mbajnë përgjegjësi

Shefi i politikës së jashtme të BE-së Josep Borrell bëri thirrje sot për një hetim mbi bombat vdekjeprurëse që dëmtuan një zyrë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq (ICRC) në Gaza.

“BE dënon bombardimet që shkatërruan zyrën e KNKK-së në Gaza dhe shkaktuan dhjetëra viktima. Kërkohet një hetim i pavarur dhe autorët duhet të mbahen përgjegjës”, tha Borrell për X.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) raportoi dje në një postim në X se raketa ranë në një distancë të shkurtër nga objekti i tij në Rripin e Gazës, rreth të cilit janë strehuar qindra persona të zhvendosur. KNKK raportoi se spitali i saj i lëvizshëm mbush me viktima të premten pasdite. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.