Iu gjet kanabis në banesë, arrestohet i riu grek në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 27-vjeçarin grek pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza. Pas informacioneve të marra se një

Qeshor 23, 2024 - 11:45
 0
Iu gjet kanabis në banesë, arrestohet i riu grek në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar 27-vjeçarin grek pasi në banesë iu gjet kanabis e ndarë në doza.

Pas informacioneve të marra se një shtetas posedonte lëndë narkotike me qëllim shitjen, autoritetet kanë ndërhyrë dhe kanë arrestuar në flagrancë shtetasin grek 27 vjeç, banues në Gjermani.

Gjatë kontrollit në banesën ku ky shtetas qëndronte, shërbimet e Policisë gjetën doza me lëndë narkotike cannabis, të cilat dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen kryesisht në lokalet e natës, në qytetin e Vlorës.

Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.