Njohja e pensioneve me Italinë, nga data 6 korrik nis aplikimi i marrëveshjes së re

Ligji që u miratua në parlament në datën 16 maj, hyn në fuqi në datën 6 korrik, duke i hapur rrugë emigrantëve shqiptar të përfitojnë nga njohja e kontributeve të ndërsjella. Marrëveshja u nënshkrua në shkurt në Romë dhe u miratua në të dyja parlamentet respektive, duke u dhënë mundësi bashkëkombësve tanë të marrin pensionet […]

Qeshor 23, 2024 - 13:25
 0
Njohja e pensioneve me Italinë, nga data 6 korrik nis aplikimi i marrëveshjes së re

Ligji që u miratua në parlament në datën 16 maj, hyn në fuqi në datën 6 korrik, duke i hapur rrugë emigrantëve shqiptar të përfitojnë nga njohja e kontributeve të ndërsjella. Marrëveshja u nënshkrua në shkurt në Romë dhe u miratua në të dyja parlamentet respektive, duke u dhënë mundësi bashkëkombësve tanë të marrin pensionet e pleqërisë, invaliditetit, apo hapësirat e sigurimit nga sëmundjet.

Ligji i ri u jep mundësi edhe familjarëve të përfitojnë sipas parashikimeve të marrëveshjes dypalëshe, si dhe shkëmbimin e të dhënave personale në bazë të legjislacionit ndërkombëtar për këto raste.

Prej vitesh mijëra shqiptar punojnë në Itali dhe ata do të jenë subjekt i drejtpërdrejtë përfitimi. Po kështu edhe shtetas italian që prej vitesh punojnë në Shqipëri përfitojnë nga njohja reciproke e pensioneve.

Kjo është hera e parë që një marrëveshje e tillë hyn në fuqi, praktikë që po ndiqet edhe me shtete të tjera.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.