Makina bie në kanal në aksin Korçë-Bilisht, policia: Shoferi ishte i përgjumur në timon, dy të plagosur rëndë

Dy persona janë plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e impiantit të ujërave

Qeshor 23, 2024 - 14:40
 0
Makina bie në kanal në aksin Korçë-Bilisht, policia: Shoferi ishte i përgjumur në timon, dy të plagosur rëndë

Dy persona janë plagosur në një aksident automobilistik në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e impiantit të ujërave të përdorura, vetëm dy kilometra larg fshatit Çiflig.

Një 56 vjeçar që drejtonte mjetin tip “Ford” dhe një 67 vjeçar pasagjer në mjet sipas burimeve të siguruara pranë vendit të ngjarjes thanë se po shkonin drejt Greqisë, aty ku dhe jetonin e punonin pasi dhe mjeti ishte i pajisur me targa greke.

Në momentin e aksidentit nuk ka qenë duke lëvizur në këtë segment rrugor asnjë mjet tjetër çka dhe për policinë tregon se drejtuesi i mjetit nuk ka kryer një parakalim të gabuar por në ato çaste ka qenë në gjendje të përgjumur duke kaluar nga njëri krah në rrugës në krahun tjetër dhe duke përfunduar në një kanal me thellësi mbi 3 metra.

Goditja ka qenë aq e fortë sa mjeti është kthyer përmbys duke lënë të plagosur drejtuesin dhe pasagjerin, të cilët edhe për policinë mendohet se janë nga Fieri.

Te dy ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës por jashtë rrezikut për jetën

Grupi hetimor ndodhet e vendin e ngjarjes i cili po heton për shkaqet e këtij aksidenti./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.