Gjenerali amerikan Wesley Clark merr dekoratën “Ibrahim Rugova”

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, gjatë vizitës së tij në Kosovë, është pritur në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorë të tij. Abdixhiku vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e gjeneralit Clark për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Clark është simbol i guximit, lidershipit, mbështetjes dhe përkushtimit të […]

Qeshor 23, 2024 - 15:10
 0
Gjenerali amerikan Wesley Clark merr dekoratën “Ibrahim Rugova”

Gjenerali amerikan në pension, Wesley Clark, gjatë vizitës së tij në Kosovë, është pritur në takim nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorë të tij.

Abdixhiku vlerësoi lart angazhimin dhe kontributin e gjeneralit Clark për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Clark është simbol i guximit, lidershipit, mbështetjes dhe përkushtimit të palëkundur për drejtësi dhe paqe në Kosovë.

Pas takimit, i pari i LDK-së tha se mbështetja e gjeneralit Clark ka qenë një dritë shprese dhe frymëzuese për përpjekjet e vazhdueshme drejt ndërtimit të një Kosove demokratike, të begatë dhe paqësore.

“Prania juaj sot këtu është një dëshmi e thellë e lidhjeve të qëndrueshme të miqësisë dhe solidaritetit që keni përfaqësuar gjatë gjithë shërbimit tuaj të jashtëzakonshëm dhe mbështetjes themelore për popullin e Kosovës. Gjeneral Clark, emri juaj është i gdhendur në themelet e historisë së Kosovës si simbol i guximit, lidershipit, mbështetjes dhe përkushtimit të palëkundur për drejtësi dhe paqe. Gjatë orëve më të errëta të luftës sonë për liri, vendosmëria dhe veprimet tuaja vendimtare i dhanë shpresë dhe forcë një kombi të etur për liri. Udhëheqja juaj gjatë ndërhyrjes së NATO-s ishte një pikë kthese. Jo vetëm që ndryshoi rrjedhën e historisë sonë, por siguroi edhe mbijetesën dhe të ardhmen e jetëve të panumërta të popullit tonë…Mbështetja juaj nuk ka qenë asgjë më pas se një dritë shprese dhe frymëzuese për përpjekjet e vazhdueshme drejt ndërtimit të një Kosove demokratike, të begatë dhe paqësore. Veprimet tuaja gjatë momenteve kyçe ishin të dobishme për të sjellë lirinë që ne e çmojmë sot”, tha Abdixhiku.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku si shenjë mirënjohje për kontributin dhe rolin e rëndësishëm historik për lirinë e Kosovës, i ndau Gjeneralit Wesley Clark dekoratën dr. Ibrahim Rugova.

Abdixhiku u shpreh se kjo dekoratë njeh mbështetjen e paçmuar dhe ndikimin afatgjatë të përpjekjeve të Clark në rrugën e kombit tonë drejt paqes dhe prosperitetit.

“Thënë këtë, në mirënjohje për rolet tuaja të rëndësishme historike dhe kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës, është privilegji im i veçantë t’ju dhuroj titullin, dekoratën Dr. Ibrahim Rugova, dekoratën më të lartë që nderon kjo shtëpi e demokracisë. Kjo njeh mbështetjen tuaj të paçmuar dhe ndikimin afatgjatë të përpjekjeve tuaja në rrugën e kombit tonë drejt paqes dhe prosperitetit. Gjeneral Clark kjo dekoratë jo vetëm që simbolizon vlerësimin tonë të thellë, por edhe një njohje për vlerat që përfaqësoni. Vlerat që përputhen ngushtë me vizionin e liderit tonë të nderuar Dr. Ibrahim Rugova, trashëgimia e të cilit për liri, pavarësi dhe demokraci janë ende dritë për veprimtaritë tona politike”, u shpreh Abdixhiku.

Ndërkaq, gjenerali amerikan në pension, Wesley Clarku shpreh i habitur për përparimet që sipas tij janë bërë në shtetin tonë pas çlirimit të vendit. Ai tha se në Kosovë po lulëzon demokracia, derisa tregoi se gjatë vizitës këtu i kujtohet se si dukej vendi ynë në atë kohë.

Ai ka shtuar se “Njerëzit shpesh më pyesin se cili është ndryshimi kur NATO ndërhyri në Kosovë? Por NATO hyri edhe në Libi, shkuam në Irak dhe në Afganistan? Pse është Kosova ajo që ka pasur sukses? Dhe në Libi ata janë ende duke luftuar, dhe Iraku është Irak, dhe ju e dini për Afganistanin. Dhe (pergjigjja) është një gjë shumë e thjeshtë: LDK-ja.

“Njerëzit shpesh më pyesin se cili është ndryshimi kur NATO ndërhyri në Kosovë? Por NATO hyri edhe në Libi, shkuam në Irak dhe në Afganistan? Pse është Kosova ajo që ka pasur sukses? Dhe në Libi ata janë ende duke luftuar, dhe Iraku është Irak, dhe ju e dini për Afganistanin. Dhe (pergjigjja) është një gjë shumë e thjeshtë: LDK-ja. Sot ka shumë parti në Kosovë, po lulëzon demokracia. Dhe sa herë që kthehem këtu, habitem me përparimin që keni bërë. Dhe kështu nuk përfshihem kurrë, nuk mund të përfshihem në aktivitetet e partive politike. Ky është një nder i madh që më keni bërë, por ky është vendi juaj. Unë jam vetëm një vizitor këtu. Por kur kthehem, më kujtohen vështirësitë dhe më kujtohet se si dukej Kosova, përmes fotografimit nga ajri… Teksa kaloj me makinë, them, o Zot, shtëpitë e reja, bota, tregtia, të rinjtë, emocionet”, u shpreh Clark.

Përveç tjerash, Clark tha se shpreson që lidhjet mes Kosovës dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës të forcohen edhe më shumë, për çka potencoi se vendi ynë duhet të vazhdoj ta shohë SHBA-në si mikun më të madh.

“Shpresoj se do t’i forconi këto lidhje dhe do të vazhdoni t’i shikoni Shtetet e Bashkuara si mikun tuaj të madh. Ne jemi sigurisht krenarë për ju. Përparimi që keni bërë, shembulli që keni dhënë. Demokracia është një rrugë e vështirë, shikoni se çfarë po ndodh në betejat që kemi. Ne themi se jemi demokracia më e vjetër në botë, dhe jemi, por ajo kalon nëpër cikle. Është e vështirë. Dhe sot, do të jetë e vështirë, sepse ne kemi ende kundërshtarë në botë që do të donin ta zëvendësonin demokracinë me diçka tjetër. Ju jeni në avantazhin e kësaj, por mënyra se si mbijetoni është unitet, vendosmëri dhe guxim, dhe vetë guximi që treguat në vitet 1990 është guximi që do ta shohë Kosovën të suksesshme në shekullin e 21-të”, tha Clark.

Kujtojmë se gjenerali i pensionuar amerikan, Wesley Clark, ka udhëhequr fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.