Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit

Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të problemeve

Qeshor 23, 2024 - 17:35
 0
Anulohen fluturimet në aeroportin e Mançesterit

Qindra fluturime janë shtyrë ose anuluar në Aeroportin e Mançesterit, të tretin më të madhin në Mbretërinë e Bashkuar, për shkak të problemeve me rrymë, ka bërë të ditur operatori i aeroportit.

Sipas autoriteteve përgjegjëse, aeroporti është prekur nga ndalja e rrymës në gjithë zonën, në orët e mëngjesit.

Ndonëse rryma më vonë ka ardhur, pasagjerëve në terminalet 1 dhe 2 u është thënë të mos shkojnë në aeroport, pasi të gjitha fluturimet janë anuluar deri në njoftimin e radhës, shkruan REL.

Pasagjerëve të terminalit 3 u është thënë të shkojnë në aeroport si zakonisht, mirëpo janë paralajmëruar që mund të ketë vonesa.

Ata, po ashtu, janë informuar se mund të kenë probleme në sigurim të valixheve.

Pasagjerët e kanë përshkruar situatën në aeroport si “kaotike”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.