Turistët preferojnë ndeshjet, futbolli evropian i zë vendin muzikës live në Durrës

Prej gati 10 ditësh kampionati evropian i futbollit i ka kthyer resortet në Durrës në mini-stadiume, ku vendin e muzikës live dhe argëtimit e kanë zënë brohorimat e tifozëve të nacionaliteve të ndryshme. Duke parë interesin e lartë të turistëve për ndeshjet e futbollit, menaxherët e hoteleve dhe resorteve i janë përshtatur klientëve të tyre. […]

Qeshor 23, 2024 - 17:45
 0
Turistët preferojnë ndeshjet, futbolli evropian i zë vendin muzikës live në Durrës

Prej gati 10 ditësh kampionati evropian i futbollit i ka kthyer resortet në Durrës në mini-stadiume, ku vendin e muzikës live dhe argëtimit e kanë zënë brohorimat e tifozëve të nacionaliteve të ndryshme.

Duke parë interesin e lartë të turistëve për ndeshjet e futbollit, menaxherët e hoteleve dhe resorteve i janë përshtatur klientëve të tyre.

Edhe pse ende nuk është piku i sezonit, kapacitetet akomoduese të hoteleve në Durrës janë të zëna, ndërsa ndryshe nga vite e tjera, këtë sezon shumicën e pushuesve e zënë ata të huaj, ndërsa qytetarët e Kosovës duket se e kanë tradhtuar Durrësin.

Nga të dhënat e sezonit të kaluar, Durrësi rezulton ndër të vetmet qytete turistike në vend, që ka një raport të drejtë çmim-shërbim.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.