Sfida me Spanjën, Balliu vlerëson kundërshtarët: Yamal dhe Nico Williams të vështirë për t’u ndalur

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e nesërme me Spanjën, teksa Ivan Balliu, i cili luan në La Liga, ka vlerësuar kundërshtarët iberikë. Në

Qeshor 23, 2024 - 19:00
 0
Sfida me Spanjën, Balliu vlerëson kundërshtarët: Yamal dhe Nico Williams të vështirë për t’u ndalur

Shqipëria do të përballet mbrëmjen e nesërme me Spanjën, teksa Ivan Balliu, i cili luan në La Liga, ka vlerësuar kundërshtarët iberikë.

Në një intervistë për “Mundo Deportivo”, Balliu ka folur veçanërisht për talentin Lamine Yamal.

“Lamine Yamal është i pabesueshëm dh eta mendosh që është vetëm 16 vjeç. Këtu e diskutuam me ekipin dhe thamë “ uau, në moshën 16 vjeç, çfarë po bën? Lamine është pothuajse një nga lojtarët më të mirë në botë në këtë moshë, kështu që imagjinoni të ardhmen që ai ka”, tha Balliu.

Lojtari i Rayo Vallecano-s ende nuk ka debutuar në këtë Europian , ndonëse bën me dije se këtë do ta bëjë kundër Spanjës, shteti ku ka lindur. Dhe dueli i tij i parë mund të jetë kundër Lamine Yamal ose Nico Williams, lojtarë që ai tashmë i njeh nga La Liga, megjithëse ka mundësi që të dy të pushojnë pasi Spanja është kualifikuar.

“Ata janë aq të shpejtë sa gjejnë hapësirë ​​pas tyre. Janë dy lojtarë shumë të ekuilibruar dhe të vështirë për t’u ndalur”, u shpreh lojtari kuqezi.

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.