Pezullimi i Dakut me dy ndeshje, Gjimshiti: Bëri një gabim dhe kërkoi falje
Kapiteni Berat Gjimshiti dhe trajneri Sylvinho kanë dalë në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes së fundit në grup ndaj Spanjës. Gjimshiti
Kapiteni Berat Gjimshiti dhe trajneri Sylvinho kanë dalë në konferencën për mediat një ditë para ndeshjes së fundit në grup ndaj Spanjës.
Gjimshiti komentoi edhe dënimin e Mirlind Dakut nga UEFA, pas thirrjeve me tifozët në përfundim të ndeshjes ndaj Kroacisë, gjë që i kushtoi pezullimin.
“Duhet të fokusohemi në ndeshjen e nesërme. Daku bëri një gabim dhe kërkoi falje, por tashmë duhet të mendojmë për ndeshjen. Do të kemi një kundërshtar të vështirë dhe kjo është më e rëndësishmja.
Asgjë nuk është e pamundur në jetë dhe këtë e kam mësuar gjatë karrierës time, por patjetër do të jetë një ndeshje e vështirë, pa dyshim më e vështira në grup dhe siç thashë do të japim maksimumin për një kualifikimin historik.
Nuk jam këtu për të folur për çështje politike, këto janë çështje që merret UEFA. Jam këtu për të folur për ndeshjen e nesërme. Jam i sigurt se do të kemi shumë tifozë të pranishëm nesër dhe do të japim maksimumin për ta”,tha Gjimshiti. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?