Ndeshjet e grupit A mbyllen plot emocion, golat në frymën e fundit shpëtojnë Gjermaninë dhe Hungarinë

Janë mbyllur ndeshjet e grupit A të Europianit, me Gjermaninë që u kualifikua si e para e grupit. Gjermania dhe Zvicra u ndanë

Qeshor 23, 2024 - 23:35
 0
Ndeshjet e grupit A mbyllen plot emocion, golat në frymën e fundit shpëtojnë Gjermaninë dhe Hungarinë

Janë mbyllur ndeshjet e grupit A të Europianit, me Gjermaninë që u kualifikua si e para e grupit.

Gjermania dhe Zvicra u ndanë në një barazim 1-1. Zvicra kaloi në avantazh me një gol të Ndoye në minutën e 28, ndërkohë që Gjermanisë iu anulua një gol në pjesën e parë.

Goli i barazimit u shënua nga Fullkrug në kohën shtesë.

Ndeshja tjetër e grupit, ajo mes Skocisë dhe Hungarisë u mbyll me fitoren e këtyre të fundit, që kanë shansin të kualifikohen si të tretët e grupit.

Me këto rezultateGjermania është në krye të grupit me 7 pikë, ndjekur nga Zvicra me 5, Hungaria me 3 dhe Skocia që e mbyll këtu Europianin, me 1 pikë nga 3 ndeshje. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.