Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu me stuhi, temperaturat me rënie

Rrymat ajrore të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë pellgun e Mesdheut ku presim rënie të temperaturave dhe reshje shiu. E Hënë 24 Qershor 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në […]

Qeshor 24, 2024 - 08:50
 0
Dita e sotme me kthjellime, vranësira dhe reshje shiu me stuhi, temperaturat me rënie

Rrymat ajrore të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë pellgun e Mesdheut ku presim rënie të temperaturave dhe reshje shiu.

E Hënë 24 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      15/30°C

– Zonat e ulëta       18/34°C

– Zonat bregdetare 20/32°C

Kosova për dt. 24 Qershor 2024 do të ketë  vranësira dhe reshje shiu . Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –17°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Martë 25 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu lokale. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim (NW) me shpejtësi 8 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      15/30°C

– Zonat e ulëta       18/34°C

– Zonat bregdetare 21/32°C

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.