EURO 2024: Humbi ndjenjat në fushë, zbulohet gjendja e sulmuesit Varga-s

Futbollisti hungarez Barnabas Varga u nxorr me barelë gjatë ndeshjes mes Skocisë dhe Hungarisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të

Qeshor 24, 2024 - 09:40
 0
EURO 2024: Humbi ndjenjat në fushë, zbulohet gjendja e sulmuesit Varga-s

Futbollisti hungarez Barnabas Varga u nxorr me barelë gjatë ndeshjes mes Skocisë dhe Hungarisë, në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të ‘Euro 2024’. Sulmuesi hungarez qëndroi në tokë për disa minuta, pas kontaktit të rëndë me Angus Gunn.

Për fat të mirë, Barnabas Varga ndodhet në gjendje të qëndrueshme në spital.

Portieri skocez goditi Vargën gjatë një dalje ajrore nga një goditje dënimi nga Dominik Szoboszlai (68’). Varga u zëvendësua disa çaste më vonë, i mbuluar nga një çarçaf teksa doli nga fusha./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.