Mblidhen ministrat e jashtëm të BE, diskutohet për sigurinë në Ballkan dhe luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme.

Qeshor 24, 2024 - 11:35
 0
Mblidhen ministrat e jashtëm të BE, diskutohet për sigurinë në Ballkan dhe luftën në Ukrainë

Bashkimi Evropian është duke e rritur bashkëpunimin me vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe politikës së jashtme. Kjo ka sjellë edhe mbledhjen e shefave të diplomacisë së unionit dhe homologëve të tyre të Ballkanit Perëndimor në Luksemburg.

Para nisjes së takimit perfaqesuesi i lartë i BE-së Josep Borrell  deklaroi  se tema e parë e diskutimit do të jetë lufta në Ukrainë.

“Në tryezë   e para, si gjithmonë   është Ukraina. Pas Samitit [për Paqen në Ukrainë] në Zvicër, ku është hapur një pistë diplomatike. Dhe përgjigja nga Putini duke udhëtuar në Korenë e Veriut, duke udhëtuar kudo ku mund të marrë armët, ai qartësisht po përgatitet për një luftë të gjatë. Nga ana jonë, rruga diplomatike duhet të vazhdojë të punojë, por ne duhet të rrisim mbështetjen tonë për Ukrainën”, u shpreh Borrell.

Borrell po ashtu theksoi se me ministrat e jashtëm do të flasin edhe për situatën në Gaza.

“Kjo fundjavë ka qenë një nga ditët më të përgjakshme  më shumë se 100 palestinezë u vranë nga sulmet .Rreziku që kjo luftë të prekë Jugun e Libanit dhe të përhapet është gjithashtu çdo ditë më e madhe. Ne jemi shumë të shqetësuar. Shpresoj që ministrat do të mbështesin iniciativën tonë dhe do të vazhdojnë të kontaktojnë partnerët tanë në mënyrë që të vazhdojnë të kërkojnë një mbështetje të fortë ndërkombëtare për një armëpushim”, tha Borrell.

Shefi i politikës së jashtme nënvizoi se dërgimi i ndihmave në enklavën e rrethuar është bërë e pamundur. Përsa i përket planit të paqes  të propozuar nga Joe Biden  ai tha se deklarata e fundit e kryeministrit Netanjahu konfirmoi se fatkeqësisht nuk do të zbatohet./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.