Rinis përplasja Shkup-Athinë, Mickoski: Do korrigjoj padrejtësinë e “emrit”.  Gerapetritis: Po shkelet marrëveshja

Me 77 vota  pro dhe 22 kundër Maqedonia e Veriut ka  miratuar qeverinë e re të udhëhequr  nga Hristjan  Mickovski. 15 ministri në

Qeshor 24, 2024 - 13:00
 0
Rinis përplasja Shkup-Athinë, Mickoski: Do korrigjoj padrejtësinë e “emrit”.  Gerapetritis: Po shkelet marrëveshja

Me 77 vota  pro dhe 22 kundër Maqedonia e Veriut ka  miratuar qeverinë e re të udhëhequr  nga Hristjan  Mickovski.

15 ministri në kabinetin qeveritar do ti ketë VMRO DPMNE-në, gjashtë do te udhëhiqen  nga koalicioni i shqiptarëve  “VLEN” dhe dy  nga partia ZNAM.

Pas votimit të Qeverisë, Mickovski dhe ministrat bënë betimin.

Në fjalën e tij  pas votimit  kryeministri Mickovski e cilësoi si “turp” referimin e vendit me emrin zyrtar  “Maqedonia e Veriut” , por u shpreh se nuk ka  fuqi tani për ta ndryshuar këtë.

“Do ta përmend këtë mbiemër të turpshëm gjatë betimit, sepse më kujton për turpin që i është bërë vendlindjes sime, familjes sime dhe nipave të mi të palindur ende. Do të bëj gjithçka, sa të kem jetë, për të përmirësuar këtë padrejtësi. Fatkeqësisht nuk kam fuqi tani”, , tha Mickovski.

Gjë ditë pas betimit të qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut  ka ardhur edhe reagimi i Athinës zyrtare.  Ministri i Jashtëm grek Giorgos Gerapetritis, ka kritikuar ashpër Shkupin .

“Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, udhëheqja shtetërore dhe politike e vendit vendosi sistematikisht dhe me këmbëngulje që të mos përdorë emrin kushtetues të saj në diskursin publik brenda vendit. Kjo përbën shkelje flagrante të Marrëveshjes së Prespës, e cila parashikon përdorimin e njëtrajtshëm të emrit Maqedonia e Veriut, brenda dhe jashtë vendit”, tha Gerapetritis

Sipas kreut të diplomacisë greke zbatimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është baza e paqes dhe sigurisë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.