Hetim pasuror për Saimir Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK, pyeten edhe disa biznesmenë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK. Sipas burimeve për mediat, Tahiri ka shkuar në SPAK për llogari të hetimit pasuror ndaj tij, të cilin e ka në dorë prokurori Elvin Gjokaj.Për këtë hetim janë marrë në pyetje më parë edhe disa biznesmen Pak kohë më parë, Saimir […]

Qeshor 24, 2024 - 13:15
 0
Hetim pasuror për Saimir Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK, pyeten edhe disa biznesmenë

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK.

Sipas burimeve për mediat, Tahiri ka shkuar në SPAK për llogari të hetimit pasuror ndaj tij, të cilin e ka në dorë prokurori Elvin Gjokaj.Për këtë hetim janë marrë në pyetje më parë edhe disa biznesmen

Pak kohë më parë, Saimir Tahiri, la qelinë e burgut, pasi ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Tahiri doli më herët nga burgu, kur kishte vuajtur 1 vit e gjysmë, ndërsa pjesën tjetër do ta kryente në banesë.

Sipas vendimit të marrë nga gjyqtarja e Elbasanit, Matilda Fetahu, shkaku kryesor i lirimit me kusht ishte fakti që bashkëshortja e Tahirit për shkak të gjendjes shëndetësore nuk mund të kujdesej më për fëmijët. Dhe për këtë arsye, kujdestarinë për fëmijët duhet ta kryejë Tahiri.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.