Një ditë u zunë, pastaj u pajtuan! Si konflikti i dy shokëve që çoi në arrestimin e policit në Tiranë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e oficerit të krimeve pranë Komisariatit nr. 4, Kastriot Palushi. Përpara disa ditësh, 2 qytetarë janë përplasur verbalisht në zonën e Freskut, ku kanë ofenduar dhe kërcënuar njëri-tjetrin. Njëri prej tyre i është drejtuar Komisariatit nr. 4 dhe ka bërë kallëzim për kanosje. Një ditë më pas, […]

Qeshor 24, 2024 - 13:15
 0
Një ditë u zunë, pastaj u pajtuan! Si konflikti i dy shokëve që çoi në arrestimin e policit në Tiranë

Zbulohen detaje të reja në lidhje me arrestimin e oficerit të krimeve pranë Komisariatit nr. 4, Kastriot Palushi. Përpara disa ditësh, 2 qytetarë janë përplasur verbalisht në zonën e Freskut, ku kanë ofenduar dhe kërcënuar njëri-tjetrin.

Njëri prej tyre i është drejtuar Komisariatit nr. 4 dhe ka bërë kallëzim për kanosje. Një ditë më pas, dy qytetarët kanë dalë të njohur me njëri-tjetrin dhe janë pajtuar. Në këto kushte kallëzuesi ka kërkuar të tërheqë kallëzimin.

Pasi ka folur me Palushin, ky i fundit i ka thënë se nuk e bën dot tërheqjen e denoncimit, duke i thënë se personin tjetër e ka shpallur tashmë në kërkim.

Efektivi Palushi i ka thënë qytetarit që do e zgjidhë vetë situatën, por pa hequr dorë nga denoncimi. Dy personat kanë dyshuar se oficeri kishte qëllim zhvatjen e parave dhe kanë bërë kallëzim pranë AMP Tiranë.

Hetuesit e AMP-së në Tiranë menjëherë kanë ngritur operacionin me stimulim ku kanë organizuar përmes qytetarëve të përfshirë në konflikt një takim me 38-vjeçarin.

Gjatë bisedës, Palushi u ka kërkuar 50 mijë lekë dhe menjëherë më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP dhe e kanë arrestuar në flagrancë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.