Rudi Vata për “EuroCup Night”: Sonte ndaj Spanjës duhen luftëtarë, jo ushtarë

Ish kapiteni i kombëtares Rudi Vata ka folur eskluzivisht për “EuroCup Night” me Vilma Mashën dhe Hans Zuna pak orë para ndeshjes së

Qeshor 24, 2024 - 13:50
 0
Rudi Vata për “EuroCup Night”: Sonte ndaj Spanjës duhen luftëtarë, jo ushtarë

Ish kapiteni i kombëtares Rudi Vata ka folur eskluzivisht për “EuroCup Night” me Vilma Mashën dhe Hans Zuna pak orë para ndeshjes së Shqipërisë me Spanjën.

Ai tha se në këtë përballje që do të luhet sot në mbrëmje duhet që kuqezinjtë të shënojnë dhe fitojnë kundër Spanjës, teksa shtoi se trajnerit Sylvinho i duhen luftëtar në këtë ndeshje të fundit dhe jo ushtarë.

Sipas tij, ushtarë ka plot, por luftëtarë pak.

Unë dëshiroj të bëjmë gol kundër Spanjës. Nesër ka të bëjë shpirti i sakrificës. Këta djemtë nëse duan të dalin në fazë, është jetë a vdekje. Nuk besoj që përveç1-2 lojtarëve që kanë diferenca, të gjithë të tjerët janë të diskutueshëm.  Unë Hoxhën e njoh pak se e kam parë në dy ndeshje si zëvendësues dhe nuk e di si mund të jetë si startues me një ekip të madh. Ka disa cilësi në fazën sulmuese, pse jo mos luaj. Ai ka treguar në dy ndeshje disa cilësi që të tjerët nuk i kanë treguar.

Sylvinho të jetë ushtar i parë vetëm. Nuk ka nevojë për ushtarë, por ka nevojë për luftëtarë. Ai ka shumë ushtarë, por luftëtar ka pak”, tha Rudi Vata./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.