Arrestohet polici i korruptuar, kryekomisari Fatmir Balaj nën akuzë për falsifikimin e një prove shkencore

Një tjetër efektiv policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë. Këtë të hënë në pranga ka përfunduar Fatmir Balaj, me

Qeshor 24, 2024 - 15:45
 0
Arrestohet polici i korruptuar, kryekomisari Fatmir Balaj nën akuzë për falsifikimin e një prove shkencore

Një tjetër efektiv policie është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Tiranë. Këtë të hënë në pranga ka përfunduar Fatmir Balaj, me detyrë kryekomisar në Policinë Shkencore.

Ndaj 49-vjeçarit ishte vendosur nga gjykata e Korçës masa e sigurisë arrest me burg pasi dyshohet se ka fshehur, tjetërsuar dhe zëvendësuar pajisje kompjuterike të cilat do të shërbenin si provë kryesore shkencore në një çështje që kishte të bënte me call centerat.

Prokuroria kishte nën hetim një pikë call centeri që funksiononte përmes platformës Forex duke mashtruar qytetarë të huaj. Organi i akuzës i kishte dërguar një USB efektivit Balaj për ekspertim, pasi dyshohet se brenda kishte materiale për pagesat dhe prova të tjera të aktivitetit të mashtrimit.

Kryekomisari dyshohet se përmes parave të marra nga subjekti privat ka zëvendësuar USB duke dorëzuar një tjetër pa të dhëna.

Ndërkohë pasditen e së dielës, AMP në Tiranë arrestoi një tjetër efektiv, Kastriot Palushi, oficer i krimeve pranë komisariatit nr.4 në Tiranë. Ai mori shumën prej 50 mijë lekësh një qytetari për të tërhequr një kallëzim penal. Sipas burimeve, mësohet se përpara disa ditësh janë konfliktuar dy qytetarë, dhe njëri prej tyre ka bërë kallëzim penal.

Një ditë pas kallëzimit qytetarët janë pajtuar me njëri tjetrin dhe kallëzuesi ka dashur që të tërheqë padinë. Oficeri i krimeve Palushi i ka thënë që nuk e hiqte dot pasi e ka shpallur në kërkim personin tjetër.

Dy qytetarët kanë dyshuar se oficeri kishte qëllim zhvatjen e parave dhe ka bërë kallëzim pranë AMP Tiranë. Këta të fundit përgatitën operacionin me stimulim përmes qytetarit të përfshirë në konflikt, një takim me 38-vjeçarin.

Gjatë bisedës, Palushi i ka kërkuar 50 mijë lekë dhe menjëherë më pas kanë ndërhyrë agjentët e AMP dhe e kanë arrestuar në flagrancë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.