Apeli rrit dënimin për Safet Gjicin, 3 vjet heqje lirie për akuzën e korrupsionit

Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin ndaj Safet Gjicit duke e denuar edhe për korrupsion. Ish- kreu i bashkisë së Kukësit u dënua me

Qeshor 24, 2024 - 15:45
 0
Apeli rrit dënimin për Safet Gjicin, 3 vjet heqje lirie për akuzën e korrupsionit

Apeli i Posaçëm ashpërson dënimin ndaj Safet Gjicit duke e denuar edhe për korrupsion. Ish- kreu i bashkisë së Kukësit u dënua me vendim të formës së prerë me 3 vjet heqje lirie. Kjo masë në fakt ishte për shkak të gjykimit të shkurtuar nga i cili Gjici përfitoi.

Edhe e bashkëpandehura në këtë proces, Alma Kaçi u dënua me një vit burg për korrupsion aktiv.

Safet Gjici përfundoi në pranga nje vit më parë pas daljes së videoskandalit që bëri xhiron e rrjetit me protagoniste Alma Kaçin, ku shfaqen duke kryer marrëdhënie seksuale brenda zyrës së bashkisë.

Por në Gjykatën e Shkallës së Parë, ai u dënua vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa u lirua nga akuza e korrupsionit.

Por togate e zeza të apelit kanë vendosur të ndryshojnë masën e dënimit duke rikthyer akuzën e korrupsionit.

Në videoskandal Safet Gjici i premtoi vajzës me të cilën kreu marrëdhënie në zyrë se do t’a favorizonte  për të përfituar tenderin për sterilizimin e qenëve të rrugës./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.