E rëndë/ Velipojë e Spille 2 të mbytur, pësuan atak kardiak kur u futën në det

Një 60-vjeçar dhe një 66-vjeçar kanë pësuar atak kardiak ditën e sotme duke humbur jetën, në plazhin e Spillesë dhe Velipojës. Trupi i 60-vjeçarit, në Velipojë, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë. Dyshohet […]

Qeshor 24, 2024 - 16:10
 0
E rëndë/ Velipojë e Spille 2 të mbytur, pësuan atak kardiak kur u futën në det

Një 60-vjeçar dhe një 66-vjeçar kanë pësuar atak kardiak ditën e sotme duke humbur jetën, në plazhin e Spillesë dhe Velipojës.

Trupi i 60-vjeçarit, në Velipojë, ende i paidentifikuar, është nxjerrë në breg nga dallgët e ujit dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën dhe policinë.

Dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.

Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

Ndërsa më herët, një 66 vjeçar humbi jetën sapo ra në kontakt me ujin në plazhin e Spillesë, në Durrës. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.