Në 5 muaj Shqipërinë e vizituan 3.3 milionë turistë. Po hyjnë aq sa po dalin…!

913 mijë të huaj më shumë hynë në vendin tonë në 5 muajt e parë të vitit, duke arritur një total prej 3.3 milionë vizitorësh. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në maj Shqipërinë e vizituan rreth 1 milionë pushues më së shumti nga Evropa, por në rritje janë dhe turistët nga Amerika, Azia, Afrika, […]

Qeshor 24, 2024 - 16:45
 0
Në 5 muaj Shqipërinë e vizituan 3.3 milionë turistë. Po hyjnë aq sa po dalin…!

913 mijë të huaj më shumë hynë në vendin tonë në 5 muajt e parë të vitit, duke arritur një total prej 3.3 milionë vizitorësh. Sipas të dhënave të INSTAT, vetëm në maj Shqipërinë e vizituan rreth 1 milionë pushues më së shumti nga Evropa, por në rritje janë dhe turistët nga Amerika, Azia, Afrika, e Lindja  e Mesme. Ndërsa nga ajo çfarë raportojnë bizneset dhe pikat e kalimit kufitar, edhe qershori pritet të ketë pasur të njëjtën ecuri pozitive.

Po hyjnë aq sa po dalin, në 5 muaj Shqipërinë e vizituan 3.3

“Shqipëria po kthehet në vendin më atraktiv për të gjithë. Ka disa arsye për këtë çështje por më kryesorja që po diversifikojmë ofertën turistike duke ofruar kështu një set shërbimesh”, Feriolt Ozuni, ekspert i Turizmit.

Po hyjnë aq sa po dalin, në 5 muaj Shqipërinë e vizituan 3.3

Të huajt që hynë në territorin shqiptar u rritën me 38.2% më shumë se një vit më parë. Më së shumti qëllimi i hyrjes së shtetasve është për pushime, dhe më pak për biznes. Ndërsa i lartë vijon të jetë dhe numri i turistëve tranzit.

“Me këto ritme turizmi do të rrisë ndikimin në ekonomi. Impakti do të jetë më i lartë në ekonomi edhe këtë vit duke marrë parasysh pritshmëritë për një numër më të lartë turistësh”.

Po hyjnë aq sa po dalin, në 5 muaj Shqipërinë e vizituan 3.3

Vet Ministria e Turizmit dhe Mjedisit parashikon një rritje të kontributi të Turizmit në PBB në 32% deri në 2026.

Ndërsa më shumë turistë po hyjnë në vend, akoma më shumë, nga ana tjetër edhe më shumë shqiptarë po zgjedhin të udhëtojnë drejt shteteve të tjera. Në 5 muajt e parë të vitit janë regjistruar 3 milionë dalje nga vendi, 21.6 % më shumë se e njëjta periudhë në 2023-in./a2

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.