Rrahu gruan me levë, dënohet me 4 vite burg shqiptari në Greqi

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite burg pa të drejtë lirimi nga gjykata greke. Sipas mediave helene 46-vjeçari shqiptar u arrestua

Qeshor 24, 2024 - 18:40
 0
Rrahu gruan me levë, dënohet me 4 vite burg shqiptari në Greqi

Një 46-vjeçar shqiptar është dënuar me 4 vite burg pa të drejtë lirimi nga gjykata greke.

Sipas mediave helene 46-vjeçari shqiptar u arrestua pasi kishte dhunuar barbarisht me levë partneren e tij 25-vjeçare.

Shqiptari i ka kërkuar falje gruas, ndërsa ëhstë shprehur para gjyqtarëve se ishte sjellë në mënyrë të dhunshme pasi kishte konsumuar alkool.

Ndërkohë 25-vjeçarja ka trefguar se kjo ishte hera e katër që dhunohej barabarisht nga shqiptari.

Sa i përket ngjarjes së fundit të dhunës ndaj 25-vjeçare, kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë.

Edhe vetë e reja është shprehur se do të bënte të njëjtën gjë, pasi 46-vjeçari i kishte arritur kufijtë.

Autori 46-vjeçar u arrestua të shtunën për veprat penale dhunë në familje, kanosje, lëndim të rëndë trupor dhe shkelje të ligjit për armët, ndaj partneres së tij 25-vjeçare.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.