Burri përdhunon 23-vjeçaren bashkë me miqtë e tij në plazh, më pas e grabisin

Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë në Pire të Greqisë, kur është sulmuar nga tre burra që tentuan ta përdhunojnë. Siç raportohet nga mediet lokale, 23-vjeçarja e kishte njohur njërin prej tyre përmes Facebook-ut dhe ata kishin qenë në kontakt që në majin e kaluar.  Siç e ka përshkruar 23-vjeçarja, autorët […]

Qeshor 24, 2024 - 18:55
 0
Burri përdhunon 23-vjeçaren bashkë me miqtë e tij në plazh, më pas e grabisin

Momente makthi ka përjetuar pak ditë më parë një vajzë në Pire të Greqisë, kur është sulmuar nga tre burra që tentuan ta përdhunojnë.

Siç raportohet nga mediet lokale, 23-vjeçarja e kishte njohur njërin prej tyre përmes Facebook-ut dhe ata kishin qenë në kontakt që në majin e kaluar. 

Siç e ka përshkruar 23-vjeçarja, autorët i janë afruar dhe duke ushtruar dhunë fizike.

Pa u vënë re, e kanë çuar te një makinë tip ‘Peugeot’ e parkuar me xhama të zinj dhe e kanë çuar në një plazh në zonën e Vasilikon në Salaminë.

Aty autorët e kanë nxjerrë nga makina dhe e kanë hedhur në tokë, ku e kanë përdhunuar.

Pas aktit të rëndë, njëri prej sulmuesve i ka hequr një çantë në të cilën kishte shumën prej 400 eurosh, celularin e saj, një palë vathë floriri, si dhe një medaljon floriri dhe më pas janë larguar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.