Shqipëria përballë Spanjës, vajzat e futbollit tregojnë pritshmëritë e tyre, si do të dalë rezultati për kuqezinjtë

Blerina Bajko , zëvendës presidentja e  klubit të Gramshit në emisionin “vizioni i Pasdites” u shpreh se në ndeshjen me Kroacinë, por edhe

Qeshor 24, 2024 - 20:05
 0
Shqipëria përballë Spanjës, vajzat e futbollit tregojnë pritshmëritë e tyre, si do të dalë rezultati për kuqezinjtë

Blerina Bajko , zëvendës presidentja e  klubit të Gramshit në emisionin “vizioni i Pasdites” u shpreh se në ndeshjen me Kroacinë, por edhe me Italinë, kuqezinjtë e meritonin fitoren.

Ajo tha se lojtari që e ka surprizuar më shumë është Strakosha. Sa i përket rezultatit të ndeshjes së sotme, Bajko u shpreh se mund të dali barazim.

“Mendoj se në ndeshjen me Kroacinë e meritonim fitoren, por ashtu dhe në ndeshjen me Italinë. Por, Italia është një skuadër me shumë eksperiencë. Shpresoj që sot Shqipëria të fitoj. Strakosha për mua ka qenë një zbulim. Ka shumë ndikim dhe para nga kundërshtarët. Pranohet fakti që një femër mund të luajë në një ndeshje futbolli. Federatata tani po bën disa hapa për të mbështetur vajzat në futboll, por ka punë akoma shumë punë”, deklaroi Blerina Bajko.

Tifozja Joana Hajrrullaj deklaroi se rezultati i ndeshjes së sotme del 2 me 1 për Shqipërinë

“Ndeshjen e parë e kam parë live. Ka qenë një emocion për mua. Nuk luajtëm shumë mirë me Italinë, por nëse luajmë si me Kroacinë ne do e fitojmë ndeshjen me Spanjën. Më emocionoi ndeshja me Kroacinë.Uroj sot t’ja dalim. Rezultati mendoj do të jetë 2 me 1 për ne”, tha Joana Hajrrullaj.

Portierja e Kombëtares së vajzave, Antigoni Hyska tregoi se sa të vështirë e kanë portierët dhe se sa peshë ju bie kur bëhet gol. Por, ajo gjithashtu u shpreh se dhe një sulmues ka përgjegjësinë e të bërit gol në minutën e 90.

“Në minutën e 90 një sulmues duhet të bëj golin dhe gjithashtu portieri në minutën e 90 mund të jetë tek e tek me një sulmues”, tha ajo. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.