Igli Tare i emocionuar nga tifozët: Fiton Shqipëria 2 me 1. Kjo skuadër ka nevojë për Brojën…!

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare foli para duelit mes Shqipërisë dhe Spanjës që do të zhvillohet në Duseldorf. Vlonjati u shpreh optimist dhe beson se kuqezinjtë e kanë potencialin për të arritur një rezultat pozitiv. Në prononcimin e dhënë për “TV Klan”, Tare u shpreh: “Nuk ka më bukur se të kthehem në stadiumin ku […]

Qeshor 24, 2024 - 21:10
 0
Igli Tare i emocionuar nga tifozët: Fiton Shqipëria 2 me 1. Kjo skuadër ka nevojë për Brojën…!

Ish-sulmuesi i Kombëtares, Igli Tare foli para duelit mes Shqipërisë dhe Spanjës që do të zhvillohet në Duseldorf. Vlonjati u shpreh optimist dhe beson se kuqezinjtë e kanë potencialin për të arritur një rezultat pozitiv. Në prononcimin e dhënë për “TV Klan”, Tare u shpreh:

“Nuk ka më bukur se të kthehem në stadiumin ku kam kaluar pjesën më të bukur të karrierës dhe është i mbushur me shqiptarë. Jam optimist. Te ky stadiumi i ri vij për herë të parë që nga viti 1992. Jam i mahnitur. Nuk kemi çfarë të humbasim, është një ndeshje që është e shkruajtur, rezultati është vetëm 1, duhet të luajmë pa emocione.

Sot kemi një publik të mrekullueshëm. Publiku ka parë të bërë diferencën. Në qoftë se bëjmë të dy fazat e lojës në bllok, jam i bindur dhe shpresoj të kemi një rezultat pozitiv.

Uroj që Silvinjo ta ketë kuptuar që Shqipëria ka emrin e vogël, por ka dimesion të madh tifozash, duhet t’i transmetoj edhe skuadrës. Kemi një grup që ka dëshirën të ndeshet si i barabartë. Kemi kualitetin për ta bërë këtë.  

Është e vështirë të komentosh zgjedhjet e trajnerit. Kjo skuadër ka nevojë për një lojtar si Broja që sulmon thellësinë. Spanja e mban topin 80%. Gjithmonë duhet të sulmojmë thellësinë. Kjo do të jetë shpresa e vetme që do Kemi. 2-1 për Shqipërinë”, u shpreh Tare. /m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.