Borrell: Miqësia me Putinin dhe anëtarësimi në BE nuk shkojnë së bashku

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se ambiciet për anëtarësim në bllok dhe raportet e ngushta me Moskën nuk shkojnë së bashku. “Harmonizimi me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen një zgjerim i zgjedhjes së tyre […]

Qeshor 24, 2024 - 22:45
 0
Borrell: Miqësia me Putinin dhe anëtarësimi në BE nuk shkojnë së bashku

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, paralajmëroi se ambiciet për anëtarësim në bllok dhe raportet e ngushta me Moskën nuk shkojnë së bashku.

“Harmonizimi me politikën tonë të përbashkët të jashtme dhe atë të sigurisë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor konsiderohen një zgjerim i zgjedhjes së tyre strategjike dhe përkushtim për anëtarësim. Mbajtja e raporteve të ngushta me regjimin e [presidentit rus, Vladimir] Putinit nuk është në përputhje me ndërtimin e të ardhmes së përbashkët me dhe brenda BE-së”, tha shefi i diplomacisë evropiane pas përfundimit të takimit me ministrat e Jashtëm të BE-së që u mbajt në Luksemburg.

Si pjesë e takimit ministror, krerët e diplomacisë evropiane zhvilluan një drekë pune me homologët e tyre nga Ballkanit Perëndimor. Përshtatja me politikën e jashtme evropiane përfshin edhe sanksionet ndaj Rusisë dhe kjo ishte ndër temat kyçe të diskutimeve gjatë kësaj dreke pune.

Sipas Borrellit, BE-ja është e gatshme që gradualisht të thellojë integrimin dhe të zgjerojë mbështetjen për partnerët nga Ballkani Perëndimor. Por, ai tha se Brukseli pret që këto shtetet qëndrojnë së bashku me evropianët në mbrojtje të rendit ndërkombëtar dhe veçmas për çështjen e Ukrainës dhe masave të ndërmarra për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.

Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Serbisë, kanë harmonizuar vendimet me BE-në sa i përket sanksioneve kundër Rusisë. Që nga nisja e pushtimit më 2022, BE-ja ka vendosur 14 runde sanksionesh ndaj Rusisë në përgjigje të agresionit kundër Ukrainës.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.