Shqipëria del me nder nga Europiani, Spanja shumë e fortë dhe me formacionin e dytë

Sonte në orën 21:00 kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj. Kuqezinjtë do të përballen

Qeshor 24, 2024 - 23:05
 0
Shqipëria del me nder nga Europiani, Spanja shumë e fortë dhe me formacionin e dytë

Sonte në orën 21:00 kombëtarja shqiptare do të luajë një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së saj.

Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën në Dusseldorf, në kërkim të një fitoreje për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Në ndeshjen e sotme trajneri Sylvinho ka lënë në stol Armando Brojën, teksa Ivan Balliu zëvendëson Hysajn.

Nga ana tjetër, Spanja luan me formacionin e dytë. De la Fuente ka zgjedhur t’i besojë Zubimendit, Dani Olmos e Ferran Torresit.

Formacionet:

SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

SPANJA: David Raya; Navas, Laporte, Vivian, Grimaldo; Merino, Zubimendi, Olmo; Ferran, Joselu y Oyarzabal.

Kujtojmë që Spanja është kualifikuar si e para e grupit, teksa Shqipëria është në kërkim të një rezultati pozitiv me shpresën për të kaluar në fazën me eliminim direkt të Europianit.

Fillon pjesa e dytë

Mbyllet ndeshja, Shqipëria ikën me kokën lart nga Europiani

Min 90+2 Raya i mohon golin Brojës

Min 88 Asllani ekzekuton goditjen e dënimit, topi jashtë

Min 80 Goditje këndi për Spanjën, Morata gjuan topin mbi traversë

Min 79 Shqipëria rrit presionin, Berisha gjuan drejt portës, pret Raya

Min 78 Asllani tenton me një goditje të fuqishme drejt portës, topi del jashtë

Min 70 Goditje këndi për Spanjën

Min 69 Asani provon me një godiitje jashtë zone, topi pritet nga Raya

Min 66 Bajrami ndëshkohet me karton të verdhë për simulim

Min 65 Goditje këndi për Shqipërinë

Min 64 Brojaaa çfarë rasti para portës, topi shkon në rivënie anësore

Min 59 Del Manaj, Broja në fushë

Min 50 Shqipëria ia del të depërtojë në zonën e Spanjës, por një gjuajtje e Asllanit bllokohet nga mbrojtja e më pas harkimi drejt Manajt largohet nga Le Normand.

Min 47 Joselu rrezikon portën e Strakoshës, topi kalon mbi traversë

46’ Pjesa e dytë nis me zëvendësim te Spanja, ku Le Normand në mbrojtje në vend të Laporte.

Min 45 Mbyllet pjesa e parë, Spanja dominon ndaj Shqipërisë

Min 44 Asllaniiii. Portieri spanjoll i mohonm golin lojtarit kuqezi

Min 43 Spanja në zonën e Shqipërisë, Ajeti largon në goditje këndi

Min 34 Spanja në kontroll të topit, Shqipëria mbyllet në mbrojtje

Min 26 Goditje këndi për Spanjën

Min 13 Shënon Spanja me Ferran Torres

Min 12 Spanja rrezikon portën kuqezi me anë të Joselu, largon Ajeti

Min 5 Goditje këndi për Shqipërinë

Min 1 Fillon ndeshja

/vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.