Dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur, arrestohet 45-vjeçari dhe babai i tij në Cërrik

Policia e Cërrikut ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur është arrestuar. Gjithashtu në pranga ra dhe babai i 45-vjeçarit, pasi në shtëpi iu gjetën 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet […]

Qeshor 25, 2024 - 11:25
 0
Dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e mitur, arrestohet 45-vjeçari dhe babai i tij në Cërrik

Policia e Cërrikut ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Një 45-vjeçar i cili dhunoi bashkëjetuesen dhe fëmijën e saj të mitur është arrestuar. Gjithashtu në pranga ra dhe babai i 45-vjeçarit, pasi në shtëpi iu gjetën 2 kallëpe tritoli, 1 armë zjarri pushkë, 1 armë gjahu, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (thikë).

Në kuadër të operacionit “Risku” u bë arrestimi i shtetasit  V. K., 45 vjeç.

Bashkëjetuesja e tij ka këllëzuar se 45-vjeçari e dhunonte dhe kanoste për jetën së bashku me fëmijën e saj të mitur.

Gjatë këtij operacioni është vënë në pranga dhe babai i 45-vjeçarit, shtetasi Z. K., 71 vjeç.

Me qëllim trajtimin e plotë të këtij rasti, kallëzueses dhe fëmijës së saj të mitur iu janë plotësuar kërkesëpaditë për urdhra të mbrojtjes së menjëhershme dhe janë dërguar në qendrën sociale “Forumi i Gruas”, Elbasan, për të marrë asistencën e nevojshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.