EMRAT/ Plagosën rëndë një person, arrestohen pas një viti 3 vëllezër në Mirditë

Policia ka vënë në pranga tre vëllezër në Mirditë, të cilët akuzohen se kanë plagosur rëndë një tjetër person. Uniformat blu bëjnë me

Qeshor 25, 2024 - 12:40
 0
EMRAT/ Plagosën rëndë një person, arrestohen pas një viti 3 vëllezër në Mirditë

Policia ka vënë në pranga tre vëllezër në Mirditë, të cilët akuzohen se kanë plagosur rëndë një tjetër person.

Uniformat blu bëjnë me dije se ngjarja është regjistruar rreth një vit më parë, 12.05.2023, në Fan, Mirditë, ku tre vëllezërit, Edmond Marku, Mark Marku, Loni Marku kanë goditur me sende të forta shtetasin B.N.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë i ka caktuar këtyre shtetasve masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim”, pasi dyshohet se më datë 12.05.2023, në Fan, Mirditë, kanë goditur me sende të forta shtetasin B. N., për motive të dobëta”, thuhet në njoftim.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.