Hoteli japonez anulon rezervimin e turistit izraelit për shkak të “krimeve të luftës”
Një hotel në qytetin japonez të Kiotos anuloi rezervimin e një turisti izraelit për shkak të “krimeve të luftës”. Sipas ambasadës izraelite në Tokio, turisti mori një mesazh në Whatsapp nga një punonjës i hotelit, me sqarimin se rezervimi i planifikuar ishte anuluar si përgjigje ndaj konfliktit në Gaza. “Na vjen keq t’ju informojmë se, […]
Një hotel në qytetin japonez të Kiotos anuloi rezervimin e një turisti izraelit për shkak të “krimeve të luftës”. Sipas ambasadës izraelite në Tokio, turisti mori një mesazh në Whatsapp nga një punonjës i hotelit, me sqarimin se rezervimi i planifikuar ishte anuluar si përgjigje ndaj konfliktit në Gaza.
“Na vjen keq t’ju informojmë se, për shkak të krimeve të luftës të kryera nga anëtarët e Forcave të Mbrojtjes izraelite në konfliktin që po zhvillohet në Gaza midis Izraelit dhe Palestinës, ne nuk mund të pranojmë rezervime nga persona që besojmë se mund të kenë lidhje me ushtrinë izraelite”, shkruhej në mesazh.
Është e paqartë pse punonjësi i hotelit besonte se personi kishte lidhje me ushtrinë izraelite. Udhëtari që mori mesazhin e Whatsapp bëri një ankesë në ambasadën izraelite në Tokio, e cila akuzoi hotelin për “një rast të qartë diskriminimi”.
Hoteli, u qortua gjithashtu ashpër nga autoritetet e qytetit të Kiotos, të cilët e akuzojnë atë për shkelje të Aktit të Biznesit të Hoteleve të Japonisë, i cili rregullon industrinë e mikpritjes. “Pozicioni ynë është të ofrojmë strehim të sigurt dhe me cilësi të lartë për qytetarët dhe udhëtarët. Ne do t’i përgjigjemi në mënyrë rigoroze çdo situate”, tha një përfaqësues i autoriteteve vendore.
Ambasada izraelite pas këtij incidenti thotë se do ta vlerësonte një kërkesë faljeje nga hoteli, por gjithsesi nuk do të ndjekë asnjë veprim ligjor mbi akuzat.
/a.r
What's Your Reaction?