Është një yll i vërtetë, njihuni me tifozin më të ri shqiptar në “Euro 2024”

E gjithë periudha e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Euro 2024 ishte shumë emocionuese, por vlen të themi se një emocion akoma dhe më

Qeshor 25, 2024 - 15:45
 0
Është një yll i vërtetë, njihuni me tifozin më të ri shqiptar në “Euro 2024”

E gjithë periudha e pjesëmarrjes së Shqipërisë në Euro 2024 ishte shumë emocionuese, por vlen të themi se një emocion akoma dhe më i madh ishte pjesëmarrja masive e tifozëve shqiptarë në stadiumin gjerman në mbështetje të tifozëve kuq e zi.

Të mëdhenj e të vegjël u përfshinë në emocionet e papërshkueshme që dhuronte çdo hap i kampionëve kuq e zi, duke i mbështetur me brohorima, banderola e këngë kënduar shqip.

Por, besojmë se biem të gjithë në një mendje kur themi se ky vogëlushi i bukur në video ishte qershia mbi tortë, në ndeshjen e mbrëmshme Shqipëri- Spanjë, e cila dhe pse nuk u mbyll me rezultatin e dëshiruar, pjesëmarrja në këtë event gjigant sportiv ishte një fitore më vete, shkruan Living.

@shqipet4u Tifozi me i Ri ne Histori #kombëtarja #viralalbania????????kosova???????? #foryoupage #kosovatiktok???????? #albaniantiktok ♬ Originalton – ????Shqipet4u????

Një Shqipëri që arriti të thyente rekorde në këtë kampionat, duke përmendur këtu golin e shënuar ndaj Italisë në vetëm 24 sekondat e para të ndeshjes.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.