Gjasula: Vuajta për autogolin. Dhashë maksimumin. Tifozët shqiptarë ishin më të mirët e këtij evropiani

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares kuqezi, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tiranës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se e ka vuajtur autogolin në sfidën ndaj Kroacisë. “Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm”, tha ai. Ndër të […]

Qeshor 25, 2024 - 17:40
 0
Gjasula: Vuajta për autogolin. Dhashë maksimumin. Tifozët shqiptarë ishin më të mirët e këtij evropiani

Klaus Gjasula, mesfushori i Kombëtares kuqezi, në një prononcim për gazetarët nga aeroporti i Tiranës, ku mbërritën pasditen e sotme pas eliminimit nga Euro2024, është shprehur se e ka vuajtur autogolin në sfidën ndaj Kroacisë.

“Ndjesia e autogoli nuk ishte shumë bukur, kam vuajtur për pak minuta pastaj me golin isha shkëlqyeshëm”, tha ai.

Ndër të tjera, Gjasula tha se “jemi kënaqur të gjithë, kemi bërë paraqitje shumë të mirë dhe kemi prezantuar vendin tonë shumë mirë”.

Ylli i Kombëtares është shprehur se ka dhënë maksimumin e tij për aq kohë sa ka qenë në fushë, duke shtuar po ashtu, se tifozët shqiptarë kanë qenë më të mirët e këtij evropiani.

Mendon se duhet të luaje më tepër në këtë evropian?

Gjasula: Në fund të fundit e vendos trajneri, ai mendon se cila është më e mira për ekipin, çdo minutë që luajta e shijova dhe provova të jap maksimumin.

Gjasula: Besoj për shtetin shqiptar ka qenë një gjë shumë mirë, bota tani na sheh shumë ndryshe.

Tifozët kanë qenë të mrekullueshëm, më të mirët në këtë evropian./m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.