VIDEO/ Spektakël: Austria bën surprizën e madhe të Europianit, mund Holandën dhe kalon si e para e grupit

 Austria ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-3 Holandën në Berlin, në takimin e fundit të Grupit D. Ishin austriakët e Rangnick ata që kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Malen në minutën e 6’. Pjesa e dytë nisi me gol nga Gakpo, i cili barazoi takimin në minutën e 47. Austriakëve […]

Qeshor 25, 2024 - 20:10
 0
VIDEO/ Spektakël: Austria bën surprizën e madhe të Europianit, mund Holandën dhe kalon si e para e grupit

 Austria ka arritur të mposhtë me rezultatin 2-3 Holandën në Berlin, në takimin e fundit të Grupit D.

Ishin austriakët e Rangnick ata që kaluan të parët në avantazh falë një autogoli të Malen në minutën e 6’. Pjesa e dytë nisi me gol nga Gakpo, i cili barazoi takimin në minutën e 47.

Austriakëve u mjaftuan vetëm 12 minuta për të kaluar sërish në avantazh me Schmid, ndërsa barazimi për herë të dytë në këtë takim erdhi nga Depay në minutën e 75’.

Pas 5 minutash, ishte Sabitzer që realizoi një supergol për t’i dhënë fitoren ekipit të tij.

Kështu Austria e mbyll grupin si vendi i parë me 6 pikë dhe kjo falë barazimit të Francës me Poloninë në sfidën tjetër, ndërsa Holanda kalon më tej si një nga të tretat më të mira me 4 pikë.

LIVE HOLANDË-AUSTRI 2-3
47′ Gakpo, 76′ Depaj / 6′ (ag) Malen, 59′ Shmid, 80′ Sabitzer
NGJARJET KRYESORE

90’+7’ Mbyllet ndeshja me fitoren 3-2 të Austrisë.

90’ Jepen 6 minuta shtesë.

88’ Holanda e gjitha në sulm në kërkim të një goli.

83’ Baumgartner shfaqet përsëri para portës në të majtën dhe tund rrjetën, por këtë herë goli anulohet për pozicion jashtë loje. (VIDEO)

80’ GOOOL AUSTRIA! Sabitzer merr një pasim në të majtën dhe lëshon një predhë që nuk i lë kohë portierit të reagojë. (VIDEO)

76’ GOOOL HOLANDA! Pas një topi në qendër, Depaj gjuan dhe tund rrjetën. Fillimisht goli anulohet për prekje të topit me dorë të sulmuesit, por VAR-i korrigjon vendimin e gjyqtarit në fushë. (VIDEO)

72’ Veighorst merr vendin e Malen në radhët e Holandës.

62’ – 66’ Zëvendësime te të dy skuadrat në këto minuta. Laimer, Kuerfeld dhe Baumgartner hyjnë në fushë për Austrinë, teksa largohen Vimer, Grilitsh dhe Shmid. Ndërsa te Holanda janë Van de Ven dhe Vajnaldum të cilët hyjnë në fushë në vend të Ake dhe Reijnders.

59’ GOOOL AUSTRIA! Aksion i shpejtë i austriakëve në krahun e majtë, topi shkon te Shmid i cili gjuan me kokë dhe De Vraj çon sferën në portën e skuadër së tij. (VIDEO)

53’ Pas një goditje nga këndi, gjuajtja me kokë e Van Dajk devijohet jashtë.

47’ GOOOL HOLANDA! Simons gjen të lirë Gakpo i cili shmang një mbrojtës dhe lëshon një gjuajtje të shkëlqyer që barazon shifrat. (VIDEO)

46’ Nis pjesa e dytë e ndeshjes.

45’+2’ Mbyllet pjesa e parë më avantazhin e Austrisë.

45’ Jepen 2 minuta shtesë.

38’ Mundësi e shkëlqyer e Austrisë! Sabitzer vë në provë me një gjuajtje nga jashtë zonës  Verbrugen i cili grushton. Më pas aksioni vazhdon dhe sfera shkon te Arnautoviç i vetëm para portierit, me këtë të fundit që ia del të devijojë sferën nga këmbët e tij. (VIDEO)

35’ Menjëherë zëvendësim te Holanda me Kuman i cili largon Verman, duke hedhur në fushë Simons.

34’ Reijnders tenton me një gjuajtje nga jashtë zonës, sfera kalon mes lojtarëve dhe përfundon jashtë katërkëndorit.

33’ Vimer ndëshkohet me të verdhë pas një shkelje ndaj Gertruida.

32’ Posh ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Depaj.

23’ Malen ka rastin e artë të shënojë, teksa nxirret i vetëm para portës nga Reijnders, por gjuajtja e tij përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

14’ Reijnders ka mundësinë e artë të shënojë pas një pasimi në qendër të zonës nga e majta, goditja e tij është tërësisht e gabuar dhe përfundon jashtë katërkëndorit. (VIDEO)

9’ Malen mundohet të korrigjojë gabimin me një dalje në të djathtën e pasim në qendër, që largohet nga mbrojtja austriake.

6’ GOOOL AUSTRIA! Pas një aksioni të shpejtë nga e majta, topi shkon në qendër ku Malen e devijon në portën e tij. (VIDEO)

1’ Nis dueli në Berlin.

FORMACIONET ZYRTARE:

HOLANDA (4-3-3): Verbrugen; Ake, Van Dajk, De Vrij, Gertruida; Verman, Shuten, Reijnders; Gakpo, Depaj, Malen | Trajner: Ronald Kuman

AUSTRIA (4-2-3-1): Pentz; Posh, Vober, Lienhart, Pras; Seivaid, Grillitsh; Vimer, Sabitzer, Shmid; Arnautoviç | Trajner: Ralf Ragnik/m.j

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.