Angli-Slloveni dhe Danimarkë-Serbi, pjesët e para mbyllen me rrjeta të paprekura

Anglia përballet me Slloveninë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Euro 2024. Barazimi i fundit ndaj Danimarkës, ka sjellë kritika të shumta për kombëtaren e “tre luanëve”, që do të kërkojë rikthimin te fitorja, për të siguruar matematikisht kalimin e grupit. Në krahun tjetër sllovenët, vijnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi […]

Qeshor 25, 2024 - 21:50
 0
Angli-Slloveni dhe Danimarkë-Serbi, pjesët e para mbyllen me rrjeta të paprekura

Anglia përballet me Slloveninë, në ndeshjen e vlefshme për Grupin C në Euro 2024.

Barazimi i fundit ndaj Danimarkës, ka sjellë kritika të shumta për kombëtaren e “tre luanëve”, që do të kërkojë rikthimin te fitorja, për të siguruar matematikisht kalimin e grupit.

Në krahun tjetër sllovenët, vijnë në këtë takim pas dy barazimeve radhazi dhe synojnë surprizën e madhe.

Pritet të jetë një ndeshje e bukur dhe e luftuar nga të dyja krahët.


LIVE ANGLI-SLLOVENI 0-0

***

Danimarka do të ndeshet me Serbinë. Të dyja skuadrat kanë nevojë për një fitore për të grumbulluar pikët e nevojshme për të siguruar kalimin më tej në europian.

Danezët kanë 2 pikë pas dy ndeshjeve të para kurse serbët ndodhen në vendin e fundit me vetëm një pikë.

Fitorja për secilën skuadër mund të  çonte në kualifikim për më tej në Euro 2024, në varësi dhe të rezultatit në ndeshjen tjetër të grupit , atë mes Anglisë dhe Sllovenisë.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut dhe do të gjykohet nga arbitri francez François Letexier.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.