Mustafi merr detyrën e re, roli i tij në kombëtaren e moshave të Gjermanisë

Në moshën 32-vjeçare Shkodran Mustafi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur. Kampioni i botës me Gjermaninë në 2014 do të nisë

Qeshor 25, 2024 - 23:15
 0
Mustafi merr detyrën e re, roli i tij në kombëtaren e moshave të Gjermanisë

Në moshën 32-vjeçare Shkodran Mustafi ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Kampioni i botës me Gjermaninë në 2014 do të nisë një aventurë të re si ndihmës trajner i Gjermanisë të moshave deri në 17 vjeç.

“Shkodrani ka grumbulluar mjaftueshëm eksperiencë për të qenë pjesë e skuadrave të moshave”, tha Kai Kryger, shefi i sektorit të të rinjve pranë Federatës Gjermane të Futbollit.

“Kam shumë dëshirë që të punoj me të rinjtë pasi dua që të kaloj atë çfarë kam mësuar në fushë”, shtoi 32-vjeçari i lindur në Bad Hersfeld.

Gjatë karrierës së tij Mustafi ka luajtur me ekipe si Sampdoria, Valencia, Arsenal, Shalke 04 dhe Levante.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.