Sllovenia bën arritjen historike, Anglia ndalet në barazim pa gola! Danezët i kthejnë serbët në Beograd

Nuk prodhoi fitues sfida mes Anglisë dhe Sllovenisë, e vlefshme për Grupin D, e cila u mbyll në barazim pa gola. Ishte një ndeshje me raste të pakta për shënim në të dyja portat, shumë larg pritshmërive. Në pjesën e parë, sllovenët iu afruan disa herë golit, ndërsa fraksioni i dytë, foli për anglezët, që […]

Qeshor 25, 2024 - 23:30
 0
Sllovenia bën arritjen historike, Anglia ndalet në barazim pa gola! Danezët i kthejnë serbët në Beograd

Nuk prodhoi fitues sfida mes Anglisë dhe Sllovenisë, e vlefshme për Grupin D, e cila u mbyll në barazim pa gola.

Ishte një ndeshje me raste të pakta për shënim në të dyja portat, shumë larg pritshmërive.

Në pjesën e parë, sllovenët iu afruan disa herë golit, ndërsa fraksioni i dytë, foli për anglezët, që gjithsesi ishin të pasaktë para portës.

Me këtë barazim, Anglia kalon si e para e grupit me 5 pikë, ndërsa Sllovenia kualifikohet në fazën e 1/16-ve, për herë të parë në histori, nga vendi i tretë me 3 pikë.

***

Danimarkë 0 – 0 Serbia

Danimarka ka siguruar biletën për në turin tjetër të EURO 2024, duke nxjerrë përfundimisht nga gara skuadrën e Serbisë, që e mbylli si e katërta në grup. Danezëve u ka mjaftuar barazimi pa gola sot për të qenë të sigurt për kualifikimin, mes të tretave më të mira të turneut.

Në një ndeshje me shumë luftë, dy skuadrat kishin raste, por nuk arritën të gjenin rrjetën, duke u treguar në fakt shumë të kujdesshëm deri në fund për të shmangur golin më shumë se sa ta gjenin atë.

Kështu, në fund festoi Danimarka e cila me tre pikë mori vendin e tretë në grup., ndërsa Serbia zhgënjen si zakonisht në fazën finale të një turneu madhor.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.