Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi, temperaturat me rritje

Një shtjellë ciklonike në pellgun e Mesdheut me rryma ajri të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë. E Mërkurë 26 Qershor 2024 Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në mesditë. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi […]

Qeshor 26, 2024 - 08:25
 0
Dita e sotme do të jetë me vranësira, reshje shiu dhe stuhi, temperaturat me rritje

Një shtjellë ciklonike në pellgun e Mesdheut me rryma ajri të paqëndrueshme atlantike po ndikojnë mot të paqëndrueshëm në vendin tonë.

E Mërkurë 26 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira mesatare të pasuara nga reshje shiu dhe rrebeshe në mesditë. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 4 me lartësi vale 0,4-1,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      16/33°C

– Zonat e ulëta       18/37°C

– Zonat bregdetare 22/36°C

Kosova për dt. 26 Qershor 2024 do të ketë vranësira dhe reshje shiu. Temperaturat do të regjistrojnë vlera nga 16°C –17°C në mëngjes deri në 29°C –32°C gradë Celsius në mesditë.

E Enjte 27 Qershor 2024

Në vendin tonë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të pasuara nga reshje shiu në mesditë. Era do të fryjë me drejtim Jugperëndim (SW) me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forces 3 me lartësi vale 0,4-0,8 metër në det të hapur.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

– Zonat malore      14/28°C

– Zonat e ulëta       18/32°C

– Zonat bregdetare 22/32°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.