Nuk hoqi dorë nga falsifikimi i dokumenteve, në pranga 58 vjeçari që ishte me masë sigurie

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 58-vjeçar, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme. Në kuadër të operacionit “The Counterfeiters 2” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Artur Rakipi i cili aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale, për të cilën ishte ndaluar korrikun e […]

Qeshor 26, 2024 - 10:20
 0
Nuk hoqi dorë nga falsifikimi i dokumenteve, në pranga 58 vjeçari që ishte me masë sigurie

Policia e Korçës ka vënë në pranga një 58-vjeçar, nën akuzën e falsifikimit të dokumenteve të ndryshme.

Në kuadër të operacionit “The Counterfeiters 2” u bë i mundur arrestimi i shtetasit Artur Rakipi i cili aktualisht ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për të njëjtën veprimtari kriminale, për të cilën ishte ndaluar korrikun e vitit të kaluar.

Rakipi duket se nuk kishte hequr dorë nga “zanati” i tij i paligjshëm dhe vijonte të prodhonte në banesë dokumente false.

Gjatë operacionit u sekuestruan dhjetëra pasaporta greke, pajisje kompjuterike, makineri prodhimi dhe falsifikimi, celularë dhe një shumë eurosh.

Në muajin korrik të vitit 2023, u zbulua një laborator që shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara dhe u arrestuan në flagrancë 3 shtetas.

Thanas Sholla, 60 vjeç dhe Besnik Dine, 52 vjeç dhe Artur Rakipi ofronin dokumente false  për të udhëtuar në hapsirën Schengen, SHBA, Kanada, Angli kundrejt pagesës që varionte deri në 10 000 euro.

Policia informon se një sasi e konsiderueshme dokumentesh false, mes tyre dhe pasaporta amerikane, franceze, greke, gjermane, bullgare, të dyshuara të falsifikuara u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.