Miss Fake News

Nga Shpëtim Luku Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëmtojnë nëpër libra të ndryshëm, për të identifikuar shembuj të fake news-eve, dhe më pas të diskutojnë rreth tyre me studentët. Si të dallohet një […]

Qeshor 26, 2024 - 10:25
 0
Miss Fake News

Nga Shpëtim Luku

Pedagogët e Gazetarisë në përgjithësi e veçanërisht ata që japin raportimin e lajmit kanë pak kohë që fërkojnë duart nga kënaqësia. Sepse tashmë nuk iu duhet të qëmtojnë nëpër libra të ndryshëm, për të identifikuar shembuj të fake news-eve, dhe më pas të diskutojnë rreth tyre me studentët. Si të dallohet një fake news, si të reduktohet apo eleminohet efekti i një fake news-i, si të kuptohen arsyet e hedhjes në qarkullim të një fake news-i etj etj. Nuk ka pra pse të ndërtojnë leksionet dhe diskutimin rreth lajmeve të rreme me shembuj të sofistikuar nga jashtë, pasi Shqipëria ka tashmë në gjirin e saj rekordmenen e fake news, deputeten Ina Zhupa.

Përpara pak muajsh ajo hodhi në qarkullim lajmin që drejtori i Përgjithshëm i RTSH, Alfred Peza ka dhënë dorëheqjen nga posti i drejtorit, i ndikuar nga presioni që Ina si deputete dhe disa persona të larguar nga puna, kanë ushtruar. Madje për pak orë, Ina Zhupa e përjetoi edhe si triumf këtë dorëheqje të pandodhur, duke shkëmbyer me anëtarë të tjerë të “kauzës” së saj komplimenta reciproke. Edhe sot e kësaj dite, kur Drejtori i Përgjithshëm i RTSH vazhdon natyrshëm e suksesshëm veprimtarinë dhe misionin e tij në krye të institucionit, postimi i deputetes Ina Zhupa vazhdon të jetë i pranishëm në faqen e saj në fb.

Përveçse dëshmi kokëfortësie, ky fakt ekspozon ndërkohë mungesën totale të fleksibilitetit nga ana e deputetes, mungesë kjo e rëndësishme për një person, i cili dëshiron dhe aspiron të jetë një politikane afatgjatë. Por nuk mund të jesh e tillë nëse je me kredibilitet, reputacion e besueshmëri të cënuar e të cunguar. Këtë deputetja i’a ka bërë vetes. Në fund të fundit çdokush që operon me fake news, kujdeset që ato të jenë aq të sofistikuar sa të duhet punë nga ana e atyre që janë objekt i tyre për t’i çmontuar efektin negativ të tyre. Sepse me përhapjen masive të rrjeteve sociale, fake news-i është bërë një instrument i zakonshëm me të cilin operohet në politikë, gazetari, biznes e fusha të tjera. Por çdokush duhet të paguajë edhe koston përkatëse për lajmet e rreme. Dhe kjo kosto është humbja e besueshmërisë, aq e domosdoshme kjo për të qenë i suksesshëm.

Është e qartë se tashmë Ina Zhupa është kthyer në simbolin e fake-news për arsyen e thjeshtë se lajmet fake të saj kanë qenë lehtësisht të përgënjeshtruar që ditën e parë kur janë hedhur në qarkullim dhe vazhdojnë e përgënjeshtrohen çdo ditë që drejtori i Përgjithshëm i RTSH shkon në zyrën e tij për të drejtuar. Edhe pse kanë kaluar muaj nga kjo ndodhi, sërish persona të caktuar vazhdojnë me pyetjen: a dha dorëheqjen drejtori, çka nxjerr të pah efektin negativ të një fake news-i.

Studimet e ndryshme kanë treguar se arsyeja kryesore e veprimit me fake news është politika, ndaj dhe Ina Zhupa si një deputete e Parlamentit shqiptar besoj se arsyet e veprimit i ka të tilla. Por kauzat duhen identifikuar, ato nuk mund të shpiken. Pasi ndryshe mund të ndodhë që të bësh një investim aq të keq për veten sa të quhesh në vijim “Miss Fake News”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.