Akuzat për spiunazh, zhvillohet gjyqi për gazetarin amerikan në Rusi

Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Evan Gershkovich, ka filluar të mërkurën, për akuza për spiunazh, të cilat ai, Wall Street

Qeshor 26, 2024 - 12:50
 0
Akuzat për spiunazh, zhvillohet gjyqi për gazetarin amerikan në Rusi

Gjyqi ndaj gazetarit amerikan të burgosur në Rusi, Evan Gershkovich, ka filluar të mërkurën, për akuza për spiunazh, të cilat ai, Wall Street Journal dhe Qeveria amerikane i hedhin poshtë si të motivuara politikisht.

Gershkovich u pa me kokë të rruar teksa qëndroi mbrapa xhamave në një paraqitje të shkurtër para gazetarëve në sallën e gjyqit.

Gjyqi ndaj tij po mbahet me dyer të mbyllura në një gjykatë në Jekaterinburg, në qytetin Ural, ku Gershkovich u arrestua më 29 mars 2023 gjatë një vizite për reportazh dhe u akuza se tentoi të siguronte të dhëna të fshehta ushtarake.

Mediat, miqtë, anëtarët e familjes, e as pjesëtarë të Ambasadës amerikane nuk lejohen të marrin pjesë në seancat gjyqësore, shkruan REL.

Gershkovich, i lindur në Amerikë nga prindër emigrantë nga ish-Bashkimi Sovjetik, është gazetari i parë amerikanë që arrestohet për akuzat për spiunazh në Rusi prej Luftës së Ftohtë.

Ai rrezikon të dënohet me burgim deri në 20 vjet, nëse shpallet fajtor, gjë që është pothuajse e sigurt.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë asnjë dëshmi për t’i mbështetur akuzat ndaj tij për spiunazh.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.