Drejtonte automjetin luksoz pa dokumenta dhe i droguar, arrestohet i riu në Tiranë

Policia ka vënë një pranga një drejtues mjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në afersi të rrugës interurbane Tiranë – Rinas. Pas

Qeshor 26, 2024 - 13:40
 0
Drejtonte automjetin luksoz pa dokumenta dhe i droguar, arrestohet i riu në Tiranë

Policia ka vënë një pranga një drejtues mjeti, i cili kryente manovra të rrezikshme në afersi të rrugës interurbane Tiranë – Rinas. Pas ndalimit, policia kreu një test dhe rezultoi se drejtuesi i mjetit ishte nën efektin e kokainës.

Po ashtu, automjeti që ai drejtonte nuk ishte i pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.

“Drejtuesi i automjetit me iniciale Xh.M, ka manifestuar sjellje të dyshimta gjatë drejtimit të automjetit, në afersi të rrugës interurbane Tiranë – Rinas, si dhe në raport me kërkesat ligjore të punonjësve të policisë, dhe nga verifikimi me drogtëstues rezultoi nën efektin e lëndëve droguese “T1B COC” (Cocaine), gjithashtu drejtonte një automjet me dokumentacion të përfunduar”, njofton policia.

Ai akuzohet  për veprën penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.