Paga mesatare e administratës shkon 105 mijë lekë, Mete: Do të indeksohet çdo dy vite, sipas inflacionit

Rritja e mëtejshme e rrogave në administratën publike, siç ishte njoftuar edhe më herët, është miratuar në mbledhjen e radhës së qeverisë. Në një reagim për mediat pas mbledhjes, ministri Meta tha se me vendimin e sotëm avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, ku […]

Qeshor 26, 2024 - 13:40
 0
Paga mesatare e administratës shkon 105 mijë lekë, Mete: Do të indeksohet çdo dy vite, sipas inflacionit

Rritja e mëtejshme e rrogave në administratën publike, siç ishte njoftuar edhe më herët, është miratuar në mbledhjen e radhës së qeverisë.

Në një reagim për mediat pas mbledhjes, ministri Meta tha se me vendimin e sotëm avancohet faza e dytë e politikës së rritjes së pagave, e cila ka nisur në vitin 2023, ku përfitojnë rreth 135 mijë punonjës të administratës shtetërore.

Ministri theksoi faktin se me zbatimin e kësaj politike paga mesatare në sektorin publik synohet të arrijë në 105 mijë Lekë.

Nga politika e rritjes së pagave, vijoi më tej Ministri Mete, do të përfitojnë: punonjësit e sistemit arsimor parauniversitar; punonjësit e sistemit shëndetësor; punonjësit e sistemit të sigurisë së vendit (Policia e Shtetit, Policia e Burgjeve, Garda e Republikës, Forcat e Armatosura, Mbrojtja nga zjarri dhe shpëtimi); si edhe punonjësit e nivelit zbatues dhe mbështetës të administratës shtetërore.

Ministri Mete informoi se, me ndryshimet ligjore të miratuara, parashikohet të realizohet indeksimi i të gjitha pagave në administratën publike me normën e inflacionit në fuqi, indeksim që do të realizohet në vazhdimësi çdo dy vjet, duke filluar nga viti 2026.

Rritja e pagave do të reflektohet prej 1 korrikut.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.