Përplasje mes shqiptarëve në burgun Korydallos, një i vdekur dhe një i plagosur

Një përplasje e dhunshme ka rezultuar fatale për një shqiptar në burgun Korydallos, në shtetin grek. Mediat vendase raportojnë për një viktimë dhe një i plagosur si pasojë e një sherri me thika. Nga të dhënat e para raportohet se viktima është një 35-vjeçar i dënuar për dy vrasje. Ndërkohë i plagosur ka mbetur një […]

Qeshor 26, 2024 - 14:05
 0
Përplasje mes shqiptarëve në burgun Korydallos, një i vdekur dhe një i plagosur

Një përplasje e dhunshme ka rezultuar fatale për një shqiptar në burgun Korydallos, në shtetin grek. Mediat vendase raportojnë për një viktimë dhe një i plagosur si pasojë e një sherri me thika.

Nga të dhënat e para raportohet se viktima është një 35-vjeçar i dënuar për dy vrasje. Ndërkohë i plagosur ka mbetur një 46-vjeçar, po ashtu shqiptar.

Mediat greke shkruajnë se shkak i konfliktit me thika është bërë një debat mes të përfshirëve në katin e parë të repartit të katërt me të burgosurit. Ata kanë debater nëse do të hynin apo jo në qeli për shkak të vapes, por debati banal ka përshkallëzuar në përdorim thike dhe shkopinjsh.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.