U zgjodh shef i NATO-s, Rutte: Përgjegjësi jo e lehtë. Aleanca, gur themeli për sigurinë kolektive

Mark Rutte ka reaguar pas zgjedhjes si shef i NATO-s këtë të mërkurë, duke e konsideruar “një nder të jashtëzakonshëm”. Në një njoftim në X (dikur Twitter), Rutte e konsideron NATO-n fur themeli për sigurinë kolektive, teksa shton se udhëheqja e Aleancës është një përgjegjësi të cilën ai nuk do ta marrë lehtë. Po ashtu, […]

Qeshor 26, 2024 - 14:45
 0
U zgjodh shef i NATO-s, Rutte: Përgjegjësi jo e lehtë. Aleanca, gur themeli për sigurinë kolektive

Mark Rutte ka reaguar pas zgjedhjes si shef i NATO-s këtë të mërkurë, duke e konsideruar “një nder të jashtëzakonshëm”. Në një njoftim në X (dikur Twitter), Rutte e konsideron NATO-n fur themeli për sigurinë kolektive, teksa shton se udhëheqja e Aleancës është një përgjegjësi të cilën ai nuk do ta marrë lehtë.

Po ashtu, Rutte ka falënderuar aleatëve të NATO-s për zgjedhjen e tij si pasardhës të Stolteberg.

Është një nder i jashtëzakonshëm të emërohem Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s. Aleanca është dhe do të mbetet gur themeli i sigurisë sonë kolektive. Udhëheqja e kësaj organizate është një përgjegjësi që nuk e marr lehtë. Unë u jam mirënjohës të gjithë aleatëve për besimin e tyre tek unë. Pres me padurim të marr pozicionin me energji të madhe në tetor, si pasardhës i Jens Stoltenberg, i cili i ka dhënë NATO-s një lidership të jashtëzakonshëm gjatë 10 viteve të fundit dhe për të cilin gjithmonë kam pasur një admirim të madh”, shkruan Rutte.

Aleatët e NATO-s zgjodhën këtë të mërkurë kryeministrin holandez, Mark Rutte, si shefin e ardhshëm të NATO-s. Rutte do të pasojë norvegjezin Jens Stoltenberg. Ai do të marrë funksionet e tij si Sekretar i Përgjithshëm nga 1 tetori 2024, kur mandati i Stoltenberg përfundon, pas dhjetë vjetësh në krye të Aleancës.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.