Skandali në spitalin Onkologjik, flasin pacientët: Nuk është hera e parë e as e fundit

Skandali i mjekëve të Onkologjikut në QSUT nuk i ka habitur aspak pacientët që enden çdo ditë korridoreve dhe dyerve të këtij shërbimi për gjetjen e ilaçeve, jetike për ta. Gjithçka e publikuar në media këto ditë është vetëm një pjesë nga vuajtjet e tyre të përditshme në këtë spital. Përballja me spitalin e sëmundjeve […]

Qeshor 26, 2024 - 16:45
 0
Skandali në spitalin Onkologjik, flasin pacientët: Nuk është hera e parë e as e fundit

Skandali i mjekëve të Onkologjikut në QSUT nuk i ka habitur aspak pacientët që enden çdo ditë korridoreve dhe dyerve të këtij shërbimi për gjetjen e ilaçeve, jetike për ta. Gjithçka e publikuar në media këto ditë është vetëm një pjesë nga vuajtjet e tyre të përditshme në këtë spital.

Përballja me spitalin e sëmundjeve të rënda dhe realitetin e këtij shërbimi është tronditëse për ata pacientë që sapo kanë hyrë në skemën e trajtimit.

Kjo e re e sapo diagnostikuar me kancer gjiri shpreh revoltën ndaj shërbimit shëndetësor, por  edhe dëshpërimin se nuk ka mundur të marrë mjekimin e duhur.

Spitali Onkologjik nuk ka bërë asnjë reagim në lidhje me skandalin ku janë përfshirë mjekë të këtij shërbimi dhe as ka dhënë sqarime për aparaturën e kobaltit, një trajtim alternativ, i cili prej vitesh është jashtë funksioni.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi se punonjësit e përfshirë në skemën korruptive nuk do të punojnë më në sistemin publik. Mjekët, stafi deri te zëvendësdrejtoresha e QSUT përgjegjëse për onkologjikun orientonin pacientët në klinikat private dhe bënin tregti me ilaçet më pullë spitalore. Por pacientët  më sëmundje të rënda e dinë fort mirë se kjo nuk është hera e parë që ndodh e as e fundit. “As hasmin mos pafsha këtu”, thotë pacientja e diagnostikuar me kancer./A2

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.